Connect with us

Pinknews

Ori Nebiaj e thotë troç pa dorashka – “Ne kemi shumë kimi me Islin por jemi….

Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj, ishte sot e ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”. Gjatë bisedave të ndryshme, ajo foli edhe për marrëdhënien e saj me Isli Islamin, me të cilin moderon emisionin e mëngjesit “Wake Up”.

Shpeshherë ata janë përfolur në rrjetet sociale si një çift, por vetë ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë një gjë të tillë.

E këtë vendosi që ta sqaronte edhe një herë Ori. “Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh. Ne dashurinë ia shprehim gjithmonë njëri-tjetrit, por si shokë”, tha moderatorja.

“Ne ia shprehim dashurinë çdo ditë”, Ori Nebiaj e

Ndërkohë Ervin Kurti e ngacmon: “Po a nuk ju pengon kjo për lidhjet respektive tuaja?”. Duke qeshur Ori i përgjigjet: “Jo mos na i qaj hallin”.

Ndërkohë moderatorja e njohur Klea Huta ndërhyn duke thënë se njerëzit kanë “xhelozi që nuk kanë një shoqëri se të tyren”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *