Pinknews
Orinda Huta: Jam e lumtur që nuk jetoj me vjehrrën

Nuk ka rëndësi në ç’kohë jetojmë, duket sikur diskutimi për raportin delikat nuse-vjehrrë, nuk do të mbarojë kurrë. Aq më tepër dilema e vazhdueshme: “A është më mirë të jetojmë me vjehrrit në një shtëpi apo jo?”
Orinda Huta për shembull është komplet kundër bashkëjetesës me vjehërrit. Gjatë një rubrike pyetje-përgjigje në Instagramin e saj, një nga ndjekësit e kërkon një mendim duke e pyetur nëse është pro apo kundër bashkëjetesës me vjehrrën.
“Jam kunder. Edhe vjehrra ime është kundër. Nuk ka rehati për askënd nëse nuk është në shtëpinë e tijl. Ndihmën më të madhe e marr prej saj, por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë së vetë.”- përgjigjet ajo teksa në sfod shfaqet me vjehrrën dhe vogëlushen Atara.
Përgjigja e Orindës duket e çiltër, e sinqertë dhe realiste në të njëjtën kohë, por sigurisht është një opinion më tepër. Rastet e çifteve dhe familjeve janë nga më ty ndryshmet dhe raportet jo gjithmonë njësoj. Thënë këtë, një pjesë e mirë zgjedhin vetë të jetojnë me prindërit e bashkëshortit, e ndërsa për të tjerë kjo mbetet e vetmja mënyrë bashkëjetese nisur nga kushtet. Tani ideja është: Si t’ja dalim të ruajmë një raport të mirë nëse për një arsye apo një tjetër ndodh të jetojmë me vjehrrit?! Gjuha e përbashkët mund të gjendet, mjafton qëllimi i mirë i përbashkët dhe takti. Gjithçka nis nga mënyra sesi i komunikoni dhe kërkoni gjërat. Aty qëndron forca juaj!
1. Zbuloni se çfarë dëshironi nga ai.
Dëshironi thjesht të shfryheni, dëshironi që ai ta kuptojë vërtet shqetësimin tuaj apo dëshironi që të bëjë diçka për të rregulluar situatën? Biseda do të jetë shumë më frytdhënëse dhe do të ketë rezultat nëse ju pikë së pari qartësoheni se çfarë po përpiqni të arrini nga gjithë kjo. Në fund të fundit, nëse nuk e dini ju vetë se çfarë dëshironi prej bashkëshortit tuaj, si do ta dijë ai?
2. Thuajini pa e zgjatur shumë se çfarë dëshironi.
Niseni bisedën me duke i shprehur ballë për ballë, fare qartë se çfarë dëshironi nga ai, çfarë prisni. Ju mund të thoni, “Kam nevojë të shfryhem pak te ti, mos u ndje i detyruar të bësh apo të thuash diçka.” Kështu partneri nuk do të ndihet në presion si dhe do ta ndihmoni për të kuptuar se çfarë duhet të bëjë që t’ju ofrojë ndihmë. Ose mund të thoni diçka të tipit: “Kam shumë nevojë nga ana jote të më kuptosh se sa e prekur jam, si janë gjërat dhe si po më lëndon e gjitha kjo..” ose “Dua të flas me ty për diçka që mamaja jote më tha dhe më mërziti shumë. Do doja shumë të më ndihmoje, si t’ia bëj.” Thuajini fjalët me kujdes, pasi ato janë mënyra e vetme dhe më efektive që të arrini atë që dëshironi. Duke u ankuar për mamanë e tij apo duke fajësuar vetë atë nuk do t’ju ndihmojë aspak, ndonëse në moment do të ndiheni disi më mirë. Shmangini gjërat që kanë gjasa të shkaktojnë debat dhe përkeqësojnë situatën.
3. Fokusohuni te marrëdhënia juaj në çift, jo te mamaja e tij
Kini parasysh, diskutimi i mësipërm, mbi atë që dëshironi që ai të bëjë për çështjen në fjalë është vetëm midis jush dhe bashkëshortit. Ky është një reaksion martesor, i cili për të shkuar në fund ka nevojë për ju të dy, si përbërësit kryesor. Mamaja e tij ka qëlluar të jetë thjesht katalizatori, nxitësi me pak fjalë. Duke vënë në qendër çështjen (ju duhet mbështetja e tij) në vend të vjehrrës (se sa e pandjeshme është ajo) e bëni diskutimin të rezultojë shumë më produktiv.
Ndaj në vend që të lëshoni akuza të tipit “Vetëm një psikopate vjen edhe futet në shtëpinë e tjetrit kur s’ka njeri! Kur nuk mora policinë i lumtë!” provoni këtë: “Mamaja jote kishte ardhur sërish në shtëpi kur ne nuk ishim dhe më duket e frikshme. Më duket sikur ajo nuk e respekton faktin që është shtëpia jonë.” Ose në vend që të “Më ka ardhur në majë të hundës që mban përherë anën e saj.” provoni: “Kur më kthehesh kundra dhe nis e mbron mamanë tënde, ndihem sikur nuk më kupton fare.” Kjo do ta bëjë bashkëshortin të lërë pas zemërimin dhe t’ju dëgjojë seriozisht, madje do të ketë vërtet dëshirën e mirë për t’i rregulluar gjërat.

