Pinknews
Oriola Marashi publikon fotot e nxehta me motrën
Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, por për modelen Oriola Marashi, është një ditë edhe më e veçantë.
Sot feston ditëlindjen motra e saj, Xhulia Marashi, e padyshim nuk ka munguar edhe një urim i veçantë për personin e saj të zemrës.
Në një foto të publikuar në mesnatën e sotme, motrat shfaqen të veshura me dy fustane pas trupi, Oriola me të kuqe ndërsa Xhulia me një fustan të zi.
Pa dyshim hiret e Oriolës tashmë i njeh e gjithë bota, pasi ajo është një modele profesioniste që po korr sukses edhe jashtë vendit, por edhe motra e saj nuk kishte si të ishte ndryshe. Një dyshe “e flaktë”, që i vuri “zjarrin” festave të nëntorit.
“Pyes veten nese te gjithe do te mund te kishin nje moter si ti do ishte gjeja me e madhe qe mund ti kishte ndodhur ndonjehere , Gezuar ditelindjen motra , jemi kuq e zi pergjithmone”- shkruan Oriola duke uruar motrën, por pa harruar edhe festën e madhe të të gjithë shqiptarëve.