Connect with us

Politike

OSBE/OHDIR vijon me publikimin e parregullsive të zgjedhjeve: Falja e gjobave, shkelje e ligjit

Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedhjet e 11 majit. Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha gjatë fjalës së saj në konferencë se  pati mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë. Farah Karimi, komentoi gjithashtu edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

“Mangësitë dhe paqartësitë reduktuan qartësinë dhe krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit ligjor në frymë e germë. Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të parandalojë zbatimin e tij në frymë. Shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljeve të shumë gjobave shtetërore dhe zbatimin disa vendimeve sociale shumë afër zgjedhjeve,” tha Farah Karimi.

Advertisement