Connect with us

Aktualitet

OSBE – Takim online për vlerësimin e situatës COVID-19

Pandemia COVID-19 na kujton të gjithëve se pushteti vendor është niveli i qeverisjes më i afërt me qytetarët dhe, për pasojë, mund t’u përgjigjet më mirë sfidave dhe nevojave specifike të tyre, thanë pjesëmarrësit e një takimi online, të organizuar më 19 nëntor 2020 nga nga Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme. Takimi u mbajt për të diskutuar gjetjet kryesore të një raporti të vlerësimit të situatës rreth reagimit të 13 bashkive të përzgjedhura gjatë gjendjes së emergjencës të COVID19-s.
Raporti, i cili fokusohet te gjashtë muajt e parë të 2020-s, synon të hedhë dritë mbi reagimin e 13 bashkive, ndryshimet që iu desh të bënin dhe se si këto ndryshime reflektuan në jetën e qytetarëve gjatë pandemisë. Gjithashtu, raporti synon të krijojë një bazë për shkëmbimin e njohurive mes njësive të pushtetit vendor për menaxhimin e fatkeqësive dhe rimëkëmbjen në të ardhmen.
Merrnin pjesë në këtë takim përfaqësues të 13 bashkive, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (AlbEITI), Shoqatës për Autonomi Vendore dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.
Diskutimet u përqendruan te ndikimi negativ i pandemisë në financat dhe të ardhurat vendore të bashkive të përzgjedhura, si dhe u theksua nevoja për rishikimin e shpërndarjes së taksave të përbashkëta, siç është renta minerare.
Raporti u përgatit bazuar në gjetjet e një sondazhi me një audiencë të përzgjedhur, takimet e drejtpërdrejta dhe hulumtimet, që Prezenca, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, zhvilloi me 13 bashkitë, gjatë periudhës gusht – tetor 2020.
Bashkitë e përfshira në raport janë ato të Vlorës, Beratit, Skraparit, Kukësit, Matit, Klosit, Mirditës, Bulqizës, Roskovecit, Patosit, Selenicës, Fushë-Arrëzit dhe Urës Vajgurore.​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *