Bota
Habit Trump: Pas dy javësh ju them nëse do vazhdojë lufta apo jo

Presidenti amerikan, Donald Trump i habiti të gjithë me deklaratën e fundit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Nuk mund t’ju them nëse Vladimir Putini do të vendosë të përfundojë luftën”, tha ai, por shtoi se përgjigjen “do ta kem brenda dy javësh”.
Ai theksoi se fjalët e tij për Rusinë “flasin fort” dhe paralajmëroi se do të reagojë “ndryshe” nëse zbulon se Putini po “luan” me SHBA-në, shkruan skynews.
Trump nuk i kurseu as kritikat, duke shprehur zhgënjimin e thellë për situatën në Ukrainë dhe duke rikthyer akuzat ndaj sulmeve masive ruse gjatë fundjavës.
E kur u pyet për sanksionet, presidenti amerikan bëri një zbulim interesant “nuk dëshiron t’i prishë shanset për paqe”.
Madje, nëse e kërkon nevoja, premtoi se do të ulet në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe homologun rus, Vladimir Putinin.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022

