Kosova
Osmani – Bërnabiçit në OKB: Kurti u torturua nga Serbia si i burgosur politik, sërish zgjodhi dialogun
Presidentja, Vjosa Osman ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit ku është diskutuar për situatën në vend. Përballë saj ka qenë kryeministrja e Serbis Ana Bërnabic, e cila ka propaganduar duke thënë se kryeministri I Kosovës, Albin Kurti po “ushtron terror” mbi popullatën serbe në veri. Osmani është kundërpërgjigjur, duke thënë se Kurti ka qenë i burgosur politik e që është torturuar gati për vdekje ne shtetin serb. Osmani theksoi se përkundër kësaj, Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e dialogut me njeriun që në kohën kur Kurti ishte i burgosur, ministër i informacionit ishte presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçic. “Dëgjuam Rusinë dhe Bërnabicin duke folur për të ashtuquajturin ‘terror të Kurtit”. Kurti është kryeministër i Kosovës, por ishte edhe i burgosur lufte që u torturua gati për vdekje në burgjet e tyre, teksa presidenti i Serbisë, ishte ministër i propagandës i Millosheviqit në atë kohë. Për të mos mjaftuar, edhe sot ata do të donin, siç e tha edhe Vuçici një natë më parë, që kurrë të mos e kishin lëshuar Kurtin të gjallë nga burgu. Por, prapë kryeministri i Kosovës ka zgjedhur dialogun. Në tavolinën e dialogut nen kujdesin e BE-se, në njërën anë ke kryeministrin e Kosovës, një të burgosur lufte që u torturua gati për vdekje e në anën tjetër e ke një ministër propagande të regjimit që e torturoi atë. Por, ne kurrë nuk heqim dorë nga dialogu, si mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet” – ka deklaruar Osmani.