Connect with us

Aktualitet

Osmani e Rama në marrëdhënie të ngushtë/ Haxhiu: Edi i ka ndihmuar me takimet në SHBA

Gazetari Baton Haxhiu deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka ndihmuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për takimet që ajo ka zhvilluar në SHBA, në muajin shtator. Sipas tij, Osmani dhe Rama janë në një marrëdhënie “goxha të ngushtë” dhe se presidentja e Kosoves ka kërkuar bashkëpunim me Ramën për të koordinuar takimet në Nju Jork, dhe sipas tij “kjo nuk është bërë jashtë konsultimeve me Albin Kurtin”.

“Në një moment kur kriza arriti kulmin, kur forcat Speciale hynë në veri, pastaj u komplikua situata, para Banjskës ka ndodhur një gjë e rëndësishme. Ndërmjetësimi i Edi Ramës, për takimet e Vjosa Osmanit në Amerikë. Edi Rama i ka ndihmuar gati në secilin takim i cili ka ndodhur në Amerikë, në shtator. Është një marrëdhënie e Vjosa Osmanit me Edi Ramën goxha e ngushtë”, tha Baton Haxhiu, duke shtuar se e gjitha kjo “nuk mendoj që eshte bërë jashtë konsultimeve me Albin Kurtin”

Ai gjithashtu theksoi se presidentja Osmani ka marrë mandatin nga SHBA që ta shtyjë përpara Asociacionin.

Duke folur për takimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte në Bruksel me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, Haxhiu tha se shtetet që udhëheqësin keta lider, janë fuqitë kryesore të Bashkimit Evropian, dhe shtoi se arsyeja pse kanë qenë aty për takim me Kurtin është se përfaqësojnë tri ideologjitë kryesore në BE: Meloni e djathtë ekstreme, Macroni i djathtë e moderuar dhe Scholz socialdemokrat.

Gazetari Haxhiu ka folur edhe për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj këtij drafti.

”Drafti nuk ka ndryshuar asgjë, sepse drafti është hartuar në dhjetor, dy muaj para konferencës së Ohrit, është përfunduar si draft, dhjetor-janar. Në fillim të qershorit, Kurti është dashur ta dorëzojë këtë draft dhe politikisht mendoj që ka pasur një qasje interesante që nuk ka dashur të marrë përgjegjësinë për pasojat” – ka thënë ndër tjerash Baton Haxhiu

Advertisement