Connect with us

Kosova

Osmani nga Spanja: Do të flas me liderët për sigurinë pas sulmit të Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka arritur në Granada të Spanjës për të marrë pjesën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian. Osmani ka treguar se një nga temat e samitit do të jetë siguria e Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, tha Osmani në Twitter.

Samiti do të mbahet nesër, ku 47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë në këtë takim, përfshirë 27 vendet anëtare të BE-së.

Advertisement