Kosova
Osmani shtrin dorën, kërkon mbështetje nga Gjermania për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Gjermani ku eshte takuar me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, nga e cila ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj”.
“Presidentja Osmani ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes gjermane edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidencës.
Po ashtu, është thënë se u diskutua edhe për situatën politike dhe të sigurisë.
Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj”.
Osmani gjithashtu gjatë vizitës së saj në Gjermani është takuar edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, gje per te cilen tha se me Rothin patën diskutim të hapur dhe miqësor, teksa edhe e cilësoi si zë të fuqishëm në krah të Kosovës.