Kosova
Osmani sulmon Ramën nga New Yorku: Face saving
Vjosa Osmani sulmon Ramën nga New Yorku: Face saving
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në New York, ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjera, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.
Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, por tha se mosmarrëveshjet me kryeministrin shqiptar janë të natyrës zyrtare dhe se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”.
“Unë kam raporte të shkëlqyeshme me presidentin Begaj, të cilin dua ta falënderoj pasi që nga fillimi i mandatit të tij ka bërë çmos që Kosovës t’i dëgjohet zëri edhe në raport me shtete me të cilat ne akoma nuk kemi raporte bilateral”
Osmani tha se “nuk është aspak e drejtë” nga ana e Edi Ramës të thuhet që nuk I duhet bërë presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë.
Sipas Osmanit, “kjo quhet politika e “face saving”, shpëtimit të fytyrës së një regjimi në Serbi, që ka shërbyer edhe në kohën e Millosheviçit”.