Connect with us

Kosova

Osmani takim me Dendias: Fokusi te dialogu me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Siç njofton zyra e shtypit të presidencës, Osmani ka vlerësuar angazhimin e Greqisë në rajon si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani, duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon.”, thuhet në komunikatë.

Osmani ka shprehur gjithashtu falenderime për mbështetjen e Greqisë për liberalizimin e vizave. Osmani dhe Denias kanë diskutuar gjithashtu edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

“Në takim është diskutuar edhe për raportet Kosovë-Greqi, me ç’rast Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dyanëshe, duke përmendur nevojën e rritjes së shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët.”, thuhet në komunikatë.

Advertisement