Kosova
Osmani vishet me uniformë ushtarake, udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ka paralajmëuar se Serbia është duke përgatitur sulm ndaj Kosovës.
Duke e komentuar këtë deklaratë, gazetari serb në veri të Kosovës, Branislav Kërstiç ka thënë se një sulm i tillë nuk ka gjasa të ndodh.
Sipas tij, brenda komunitetit serb në veri nuk ekziston asnjë mobilizim e as ndonjë plan për sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
“Duke dëgjuar deklaratën e presidents Osmani, me krijohet përshtypja se ajo ka dëshirë shumë serioze qe të vishte me uniformën ushtarake dhe t’i udhëheq ushtarët në kufi me Serbinë” – ka thënë Kërstiç, I cili gjithashtu ka paralajmëruar se nëse ndodh që Serbia e sulmon Kosovën, atëherë Serbia vjen në një pozitë ku mund t’i shoh mbi kokë aeroplanët e NATO-s