Connect with us

Rajon

Pa kaluar ‘vijat  e kuqe’/ Flet ambasadori francez në Beograd

Ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cochard, tha se Parisi zyrtar dëshiron që procesi i zgjerimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndër të tjera, sepse është një mënyrë për ta mbrojtur Evropën kolektivisht edhe më mirë.

Nuk ka kontradikta ndërmjet procesit të reformës në BE dhe fillimit të procesit të zgjerimit, tha Koshar dhe shtoi se të gjithë e dinë se ka pasur shumë diskutime për këtë temë, sepse Franca fillimisht i ka vënë reformat në agjendë dhe pastaj zgjerimin.

Siç citohet nga mediat serbe, diplomati francez ka thënë se progresi në normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën është i mundur edhe pa kaluar “vijat e kuqe”.

Advertisement