Aktualitet
PA KOMENT/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “vallëzon” nën tingujt e Festës së Pavarësisë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zgjodhi të uronte ndryshe Festat e Nëntorit, duke surprizuar udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj.
Grupi i ansamblit të Këngëve dhe Valleve performoi në pika të ndryshme të terminalit duke krijuar një atmosferë magjike për udhëtarët vendas e të huaj, me këngët dhe meloditë tradicionale të muzikës popullore shqiptare.
Aeroporti u gjallërua përmes elementëve të pasur kulturorë të trashëgimisë shqiptare, të shoqëruara me zërat e mrekullueshëm të performuesve të ansamblit.



