Connect with us

Kosova

Pa mbështetjen e SHBA, pushteti në Kosovë edhe mund të fitohet, por nuk mund të mbahet gjatë…

Koordinatori i programit të Fondacionit BFPE për një shoqëri të përgjegjshme, Stefan Vladisavljev, vlerëson se mbështetja e zyrtarëve të Prishtinës që janë aktualisht në pushtet do të drejtohet në drejtim të Partisë Demokratike në SHBA, sepse ata ruajne inatin ndersa per qendrimet e tyre me heret jane kritikuar ashpër nga administrata e Donald Trump.

Sipas mendimit të tij, problemi që ka Kosova është mospërputhjet brenda opozitës dhe mungesa e forcës së kesaj te fundit për të konkurruar me sukses perballe Albin Kurtit në periudhën e kaluar, gjë që i dha ketij te fundit mundësinë e centralizimit të pushtetit dhe rritjes së popullaritetit.

Nga ana tjetër, analistë të ndryshëm kujtojnë se Albin Kurti e filloi mandatin e tij të parë me konflikt me administratën e Donald Trump dhe përfundoi në mënyrë të palavdishme, teksa qeveri e tij u rrëzua. Sipas tyre, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme të SHBA-së, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim i papritur, por nese fiton Donald Trump, ai do të zbatojë të njëjtën qasje si në mandatin e parë.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi tha se SHBA-të nuk do ta harrojnë arrogancën e kryeministrit te Kosoves Albin Kurtit gjatë dy viteve të fundit dhe shtoi se ai duhet ta kuptojë se “problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa fuqitë e mëdha”.

Advertisement