Connect with us

Kosova

Pa respektim të të drejtave të shqiptarëve s’ka anëtarësim në BE për Serbinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka siguruar se Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Costa ka theksuar se të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE, si edhe ka shtuar se nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane.

Një ndër çështjet kryesore është ajo e pasivizimit të adresave, që ka prekur mijëra shqiptarë në jug të Serbisë. Costa ka konfirmuar se kjo është përfshirë edhe në raportet vjetore të KE-së për zgjerimin, ndërsa BE-ja do të vazhdojë të kërkojë nga autoritetet serbe llogari për mënyrën se si realizohen kontrollet e statusit të vendbanimit.

Ndryshe, përderisa serbët gëzojnë të drejta dhe liri në Kosovë, shqiptarët në Serbi përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave dhe spastrim etnik administrativ. Gjithashtu, komuniteti shqiptar në Serbi është i papërfaqësuar në institucionet publike, derisa u mohohen edhe shërbimet themelore.

 

 

 

Advertisement