Politike
“Pa u tharë këneta, s’vijnë kurrë në pushtet”/ Rama ironizon sërish PD-në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës.
Me tone ironike, ai e cilësoi sërish PD-në si “këneta” dhe Berishën si “bufin e kënetës”, duke theksuar se opozita nuk ka asnjë mundësi për të ardhur në pushtet.
“Nuk ka më lojëra me kënetën apo moçalin. Kjo është mundësia për qytetarët që ende janë të magjepsur prej saj. Nëse nuk thahet ajo kënetë, ata nuk do të vijnë kurrë në pushtet, kurrë! Këtë e di më mirë se unë edhe bufi,” – u shpreh Rama.
Ai ironizoi edhe listën e kandidatëve të PD-së, duke e quajtur një grumbullim gurësh dhe drurësh, që sipas tij, është e destinuar vetëm për opozitë dhe për të justifikuar humbjen me “na i vodhën zgjedhjet, revolucion, përpara”.

