Connect with us

Kosova

Pa u zbardhur Banjska, dialogu i paimagjinueshëm

Prej dates nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, flitet pak për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian, përveç thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që palët t’i kthehen këtij procesi. Teksa Aleksandër Vucic, pa dhënë shumë detaje, ka thënë se është munduar t’ua shpjegojë përfaqësuesve evropianë qëndrimin e Serbisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë më e drejtpërdrejtë. “Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar me palën serbe, përpara se të miratohen sanksionet ndaj Aleksandër Vuçiçit. Së pari të vendosen sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën e dialogut apo marreveshjeve” Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë, duke bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë më 24 shtator në Banjskë të Zvecanit. Në fakt Prishtina zyrtare ka akuzuar Beogradin për sulmin, ku grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Serbia, nga ana e saj,  ka mohuar se ka gisht dhe, ashtu si Kosova, ka nisur hetimet e veta. Analistët thonë se ngjarja e ka dëmtuar në masë të madhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe nuk presin që ai të vazhdojë në të njëjtin format. Maja Pishçeviç, nga Këshilli Atlantik, tha se fillimisht, duhet të hetohet dhe të mësohet e vërteta e Banjskës. “Është e vështirë për mua të imagjinoj se palët mund t’i kthehen tani tryezës së bisedimeve. Ato takime, as në muajt e kaluar, as në rastet e mëparshme nuk kanë ecur sic duhet. Mendoni se tani, pas ngjarjes se 24 shtatorit, dialogu do ecë përpara?” Argumenta te ngjashme ka mbrojtur edhe Marina Vullovic, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë. “Ne nuk i dimë motivet e vërteta të sulmit. Nuk e dimë se kush konkretisht e ka urdhëruar atë. E dimë se disa aktorë, së paku, e kanë marrë përgjegjësinë për të, por linja e komandës është ende një çështje e hapur. Financimi është një çështje e hapur, furnizimi me armë është gjithashtu një çështje e hapur”

 

Advertisement