Bota
Pacifisti nisi luftën/ CNN: Trump e ka shtyrë Iranin, Lindjen e Mesme dhe SHBA-në përtej një pragu fatal

“Për më optimistët, një natë vere si ajo e 22 qershorit të vitit 2025 mund të mbahet mend si momenti kur Lindja e Mesme ndryshoi përgjithmonë; kur frika e shfarosjes bërthamore u hoq nga Izraeli; kur fuqia e Iranit u neutralizua dhe ajo e Amerikës u rrit.
Por nëse rreziku i ndermarre nga presidenti Donald Trump dështon të shkatërrojë programin bërthamor të Iranit – pavarësisht pretendimit të tij se e ka “zhdukur” atë me sulmet ajrore – ai mund ta kete vene Ameriken dhe botën në një kurs katastrofik. Rreziku tani është që regjimi iranian të përgjigjet duke sulmuar forcat, objektivat ose civilët amerikanë në rajon dhe konflikti të përshkallëzohet në një luftë në shkallë të gjere. Presidenti që erdhi në pushtet duke u zotuar t’i japë fund luftërave duket se tani ka filluar një të re” – Keshtu shkruan ne editorialin e sa prestigjozja CNN duke theksuar se “Sulmet ajrore të SHBA-së përfaqësojnë një shfaqje të pamëshirshme dhe të njëanshme të fuqisë ushtarake amerikane dhe pushtetit presidencial dhe një kulminacion mahnitës të 45 viteve të marrëdhënieve të helmuara të SHBA-së me Iranin që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979”.
CNN shkruan se “është e lehtë të fillosh luftëra të reja; është shumë më e vështirë t’i përfundosh ato, dhe se taktikat amerikane mund të përmbajnë pasoja “tronditëse dhe të tmerrshme” si derivat i veprimeve “tragjikisht naïve”.
Media e njohur amerikane shkruan gjithashtu se “Veprimi i Trump vetëm sa do të thellojë shqetësimet e kritikëve që besojnë se ai po përpiqet të ketë një pushtet jokushtetues dhe të pakontrolluar , që është në kundërshtim me demokracinë amerikane.

