Shkrime
Padrejtësitë historike nëse nuk rregullohen sjellin probleme
Denion Ndrenika ishte i ftuari i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.
-Artur Nura: Është kënaqësi që komunikojmë përsëri në nivel mediatik! Besoj që e keni lexuar intervistën në gazetën italiane “La Republica” ku Albin Kurti thotë që rreziqet pas ndërhyjes në Ukrainë, për një luftë të Tretë Botërore janë edhe në Ballkan, mund të fillojnë nga Kosova. Thotë Kurti. Ju si njohës i këtyre zhvillimeve keni bashkëpunuar me gazetat e emigracionit nga ato më të rëndësishmet edhe në anglisht dhe i njihni zhvillimet gjeopolitike në rajon.
Si e shikoni këtë deklaratë?
-Denion Ndrenika: Në fakt Albin Kurti , kryeministri i Kosovës ka një “gabim“. Nuk do të thotë që situata e rënduar me pushtimin e Ukrainës nga Rusia është një arsye që të mund të trembemi nga Serbia apo të shohim një luftë të mundshme. Problemi është që si në kohë paqeje, pra jo vetëm në kohëra të tilla të rënduara, Serbia është problemi. Serbët janë i vetmi popull që kanë masakruar të gjithë fqinjët e tyre dhe ne nuk kemi pse të fshihemi pas gishtit për të thënë të vërtetën.
Unë e di që për dikë në këto kohëra të lumtura të së mirës që u goditën befasisht nga sulmi rus në Ukrainë, ne duhet të mbajmë pak gjuhën… Në thonjëza Artur, por e vërteta është një dhe e vetme.
Më lejo të kujtoj që serbët kanë masakruar shqiptarët, serbët kanë masakruar kroatët, serbët kanë masakruar rumunët në Banacia.
Kur them masakra nuk them thjesht vrasje dhe humbje të jetëve njerëzore, por them masakra, genocid të çfarëdolloj forme.
Ata e kanë patur me boshnjakët, ata e kanë me Kishën malazeze, ata e kanë me gjuhën malazeze, ata e kanë me hungarezët e Vojvodinës, me gjermanët e Vojvodinës, ata e kanë me sllovenët në Sllavoni, ata e kanë me maqedonasit dhe gjuhën e tyre, ata e kanë edhe me bullgarët në Vidin që e kanë marrë dy a tri herë dhe më pas e kanë lëshuar.
Pra problemi janë serbët në Ballkan. Është e vërtetë që ne nuk kemi çfarë të bëjmë se ata janë aty dhe ne nuk i heqim dot, por ne nuk mund të jemi dashamirës me ta. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me ta.
-Në fakt zoti Ndrenika, ky është qëndrimi i Albin Kurtit. Ju e thatë në mënyrë më të gjatë sepse po flisni në shqip. Ai duke qenë në intervistë me një nga gazetat më të njohura italiane “La Republica”, ka folur me një gjuhë më të koncentruar dhe ka thënë që Aleksandër Vuçiqi është me shumë aleat i Putinit sesa i Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në fakt ka një qëndrim të Europës dhe SHBA që të mos e lejojnë Serbinë të shkojë nga Rusia, por të vijë nga perëndimi. Në fakt kjo penalizon Kosovën, sepse një marrëveshje e firmosur në Bruksel në 2013 e kërkon kryeministri i Kosovës ta verë në veprim në 1 gusht të 2022 dhe Europa ishte ajo që i bëri presionin e madh për ta shtyrë në shtator.
Si e shikon ti një gjë të tillë?
-Unë e shoh thjesht një shtirje dhe një zvarritje siç ka ndodhur të paktën që mbas Konferencës së Londrës me popujt sllavë, siç ka ndodhur edhe përpara konferencës me popujt sllavë. Pavarësisht se si shprehet Albini në kostumin e tij si kryeministër, pra zoti Kurti, ose Albini si opozitar apo Albini si veprimtar apo se si shprehem unë, të vëtetën ne nuk e themi dot ndryshe. Mund ta themi në formë të ndryshme, por jo ndryshe.
Pse i theksoj këto koleg i nderuar, i dashur Tur?
Sepse ajo që thashë, pra që nuk duhet të fshihemi pas gishtit duhet të jetë moto për çdo shqiptar.
Kjo që thua ti për Europën apo për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një vazhdë, pra nuk ka patur ndonjëherë qëndrime të ndryshme.
Gjithmonë janë përpjekur të qetësojne Serbinë për shkak se është Rusia nga pas. Mos të harrojmë se në pikëpamjen historike Austro-Hungaria ishte gjithmonë më e vendosur seç ishte Gjermania për të mbrojtur shqiptarët dhe kjo ka një shpjegim.
Gjermanëve rusët u kanë hyrë tri herë midis Berlinit, i kanë përdhunuar dhe gjermanët pas Luftës se Dytë Botërore ngjajnë më shumë sikur janë nga Kaukazi dhe jo sikur janë gjermanë.
Mirëpo për shkak të kësaj Gjermania ka penguar disa herë bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm.
Austro-Hungaria nuk e bënte këtë.
Austro-Hungaria hynte gjithmonë në luftë edhe për interesa të saj, por mbronte territoret e shqiptarëve.
Sot historia është pothuajse e njëjtë. Mund të kenë ndryshuar aktorët sepse nuk kemi më një Austro-Hungrari, por kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot nuk kemi Turqi, por kemi një Angli me qëndrim të ndryshuar pas atij të Londrës. Sot kemi një Francë me këmbë më në tokë.
Pra pavarësisht se kur nënshkruhen marrëveshjet, në 2013 ose jo, të gjitha marrëveshjet që kanë bërë serbët me fqinjët, rusët me fqinjët janë shkelur sepse janë ata populli gjaksor, janë ata që kanë masakruar këta fqinjë. Unë e kuptoj që gjuha mund të duket pak e ashpër, por kjo është e vërteta.
Unë numërova masakra të tëra.
Ne kemi sa e sa jetë të humbura në Kosovë.
-Për ta konkretizuar zoti Ndrenika, unë artikulimin tuaj e njoh, e kam familjar, por për ta artikuluar për ata që nuk ua njohin, zoti Kurti ka thënë Lufta e Tretë Botërore mund të nisë edhe këtu. Për t’iu referuar historisë , Perandorisë Austro-Hungareze dhe projektit për një Principatë të pavarur shqiptare që solli dhe atentatin e famshëm, ju e shikoni këtë si analizë të arsyeshme apo është një “fori xhoko” që thonë italianët?
-Jo. Unë e shoh të arsyeshme nisur nga ajo histori që sapo përmenda. Dallimi është që për mua nuk do të thotë asgjë nëse jemi në situata të rënduara që të kemi një Luftë të Tretë Botërore. Dallimi është që edhe para Luftës së Parë Botërore ne ishim në një situatë përgjithësisht të qetë dhe serbët e plasën Luftën e Parë Botërore. Pra problemi janë serbët.
Nëse unë do ta thoja në mënyrë figurative, padyshim se nuk ia uroj të keqen askujt, do të doja të mblidhej një Konferencë e Londrës dhe ta ndante Serbinë me pjesët e Serbisë, pra jo ato pjesë që Serbia u ka marrë të tjerëve. Të kthente Kushumlien,të ndante territoret e saj, pra Beogradin. T’i kthente Rumanisë, Banacian, t’i kthente Hungarisë, Vojvodinën, t’i kthente një pjesë të marrë të Vidinit, Bullgarisë dhe të gjitha ato që ka.
Ta provojnë njëherë ata s3 çfarë do të thotë të jesh i humbur në një konferencë ndërkombëtare
-Pra, ti thua të ndërtojmë një hartë të re në Ballkan e më gjerë, por kjo është e vështirë, apo jo?
-Pse është e vështirë?! A nuk ishte e vështirë rënia e Bashkimit Sovjetik?! A kemi sot 16 shtete më vete?!
Po!
A ishte e vështirë përpara se të mbahej Revolucioni i Kadifenjtë për Çekosllovakinë për t’u ndarë në dy shtete?
Po, ishte e vështirë.