Connect with us

Aktualitet

Pagoi Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, dënohet me burg Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi, i cili pagoi 120 mijë euro të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për të vrarë ish-gruan e tij, Blerta Ruçi. Mësohet se Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Si ndodhi ngjarja

Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj. Ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identitetin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Advertisement