Connect with us

Sport

“Pak lojtarë ka si Broja, e shoh edhe në stërvitje”/ Hoxha: Është nga më të shpejtit në Europë…

Arbër Hoxha ishte i ftuar në një emision televiziv.

Ylli i Kombëtares që shkëlqeu në Europianin e Gjermanisë, ka vlerësuar së tepërmi edhe lojtarin e Chelsea, Armando Brojan.

“Mendoj se pak lojtarë ka me kualitetet e Brojës. E shoh edhe në stërvitje, për mua është mes lojtarëve më të shpejtë në Europë, pastaj ka edhe një kontroll topi që shumë pak lojtarë mund të jenë të tillë, të kompletuar.

Do të ketë karrrierë të madhe dhe jam i bindur se do të kthehet më i fortë se ka qenë më parë, pas këtij dëmtimi që kaloi.

Besoj shumë në aftësit e tij individuale. Sa i përket kombinimit tonë, në futbollin e sotëm kërkohet më shumë shpejtësia dhe unë dhe Armando e posedojmë këtë vlerë të shpejtësisë”, tha Hoxha.

Advertisement