Në letrën e siguruar nga BalkanWeb thuhet se nuk ekziston ndonjë vendim që ndalon pjesëmarrjen në mbledhje.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të zhvillohet në orën 16:00.
“I nderuar Kryetar,
Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.
Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.