Connect with us

Politike

Pakënaqësitë e para/ Kandidatët e PD në Fier i dërgojnë letër Berishës, kaosi i listave

Nisin pakënaqësitë e para të strukturave të PD-së për listën e mbyllur të partisë për qarkun e Fierit.

Një grup firmëtarësh të Partisë Demokratike në Fier dhe konkretisht të zonës së Divjakës, i kanë dërguar Kryesisë dhe kreut të kësaj partie Sali Berisha, pakënaqësitë për listën e mbyllur të këtij qarku, ku nuk është përfshirë emri i  kandidates Elisabeta Rredhi, që u vlerësua në Primaret e këtij qarku me votën e 492 anëtarëve.

Ja kush janë 5 kandidatët e PD në listën e mbyllur të Fierit:

-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Eduart Sharka
-Brunilda Haxhia e PL
-Saimir Korreshi

Peticioni i firmëtarëve të zonës së Divjakës:

“KRYETARIT TE PDSH Z. SALI BERISHA.

TE NDERUAR ANETARE TE KRYESISE SE PDSH,

I NDERUAR ZOTI BERISHA.

Pas procesit te primareve qe percaktonte se pushteti politik per zgjedhjen e kandidaturave per deputet do ta kishte anetaresia, deri tani sipas informacioneve rezulton nje farse dhe me perzgjedhje klanore.

Ne po ndjekim me shqetesim te thelle se pas 12 viteve opozite dhe qendrese, serish nuk po respektohet nga kryesia e PDSH verdikti i demokrateve nepermjet zgjedhjes se primareve, por po gjenden artificie per shmangjen e tyre duke na demotivuar per te punuar ne funksion te fitores se PD.

Ne si dege e PD Divjake nuk ndiehemi te perfaqesuar pasi fituesja e primareve e vendit te pare nga zonjat me 492 vota ne Qarkun Fier dhe e treta ne Republike, me nje mbeshtetje elektorale dhe kontribut te rendesishem nuk perzgjidhet nga kryesia ne listen e sigurte, por i ofrohet vendi ne listen e hapur.Zonja ne fjale ka kontribuar dy here si kandidate ne vitin 2017 dhe 2021.

Dega Divjake ka marre rezultate te rendesishme ne cdo pale zgjedhje dhe eshte nje nder deget me te mira te Qarkut Fier, mbeshtetese ne te gjitha aksionet opozitare ne keto 12 vjet.

Lista e Qarkut Fier sipas informacioneve paraprake nuk eshte liste fituese dhe nje liste qe te sillte risi, emra te rinj dhe me reputacion, pasi Fieri eshte qarku me i majte ne Shqiperi, po i serviren elektoratit e njejta fotografi kandidatesh”.

Kaosi i listave në PD/ Kontestohet lista e mbyllur e 5 kandidatëve

Advertisement