Politike
Çdo kilovat mbi 800 kWH me çmimin e tregut
Kriza energjetike, Rama: Çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut! Ata që kanë vila, të ulin konsumin
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në paketën e dytë anti-krizë, qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pnsioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike.
“Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë ësht ëqë t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.
Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, tha Rama.
Rama: Rrisim përsëri pagat e mjekëve dhe mësuesve, paga minimale do të shkojë në 34 mijë lekë
‘Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerësë. Qendrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për femerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit.’- u shpreh Rama.