Bota
Pakot mbanin logon e flamurit shqiptar, kapet kokainë me vlerë mbi 7 milionë dollarë në Ekuador
122 pako kokainë janë sekuestruar nga një operacion policor në El Guabo në Ekuador.
Disa prej pakove në brendësi të të cilave ishte kokaina kishin logon e flamurit shqiptar.
Pas operacionit u vu në pranga 37-vjeçari Jonathan.M i cili po trasportonte drogën me një kamion.
Policia vuri re lëvizje të dyshimta të dy drejtuesve të kamionave dhe i urdhëroi të ndalonin, por ata rritën shpejtësinë dhe po mundoheshin t’u shmangenin atyre, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa ata po përpiqeshin të largoheshin, një prej kamionave u përplas me një fabrikë bananesh.
Shefi i policisë tha se droga do të dërgohej drejt Europës dhe vlera e saj në treg arrinte vlerën e mbi 7 milionë dollarëve.