Politike
“Pakt i Veliajt me Ramën”/ Këlliçi: Komunikimi i akuzës nga SPAK mund të sjellë dorëheqjen e tij nga bashkia e Tiranës

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur ditën e sotme se koha e hetimit të dosjes së kryebashkiakut Erion Veliaj dërgimi i tij për gjykim në një kohë të shkurtër, ngre pikëpyetje të mëdha.
I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri Tv, Këlliçi tha se në qarqet politike flitet për një marrëveshje mes Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama që ai të shkojë në gjyq dhe të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë dhe zgjedhjeve në këtë institucion vendor.
“Shpejtësia me të cilën është hetuar dosja për Veliajn dhe do të çohet për hetim ditën e nesërme, nëse do të jetë kështu, në fakt ngre pikëpyetje të mëdha se, pse po çohet me urgjencë Erion Veliaj dhe kaq shpejt dhe po çohet dosja për gjykim.
A ka në lidhje kjo me zgjedhjet e pjesshme në tetor ku ‘motra’ e Erion Veliajt, Belinda Balluku se e ka thënë vetë se, e kam motër, dhe pikërisht edhe për favorizuar, Edi Rama i ka vënë ‘motrën’ si mbikëqyrse të perfomancës në Bashkinë e Tiranës dhe heshtjen e Veliajt e interpretoj apo në qarqe politike, diskutohet për një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës që ai pas komunikimeve të akuzës, do të japë dorëheqjen në këmbim të zbutjes së së masës së sigurisë ndaj tij, ose në arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje.
Nuk e kam të konfirmuar, por flitet ne qarqet politike ku kemi marrë vesh ‘5D’, ku kemi marrë vesh aferën e inceneratorit, të rrugës ‘Xhon Belushi’, që pasi kishte përfunduar rruga, hapej tenderi për të bërë rrugën. E ku kemi marrë vesh gjithë ato padi, në të cilat edhe ‘Ndragheta’, ‘EcoTirana’, etj., ku të gjitha ne i kemi depozituar në SPAK dhe ku prokuroria e posaçme fle mbi këto dosje.
Çështja Veliaj është mbyllur dhe i hap rrugën e zbutjes së masës së sigurisë për Erion Veliajn dhe në një farë mënyrë i hap dritën jeshile zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës”, tha Këlliçi.

