Politike
Pakti me PS, deputetët demokratë kritika Bardhit: Opozita fitoi gjëra jothelbësore
Kjo javë shënon edhe nisjen e zbatimit të marrëveshjes mes socialisteve dhe deputetëve që kontrollohen nga Sali Berisha në Parlament me mbledhjet e parë të dy komisioneve hetimore.
Por, akordi nuk ka shuar zërat kritikë në kampin opozitar, si në radhët e besnikëve të Berishës ashtu edhe nga grupi të moderuarve.
Tritan Shehu është i pakënaqur me atë që mori opozita në tryezën e negociatave duke shprehur rezervat e tij për dakordësinë që fiku aksionin opozitar.
“Opozita mori të drejta sekondare, jo thelbësore siç janë krijimi i komisioneve hetimore që janë një e drejtë Kushtetuese e opozitës.
Në komisione apo kudo ku jemi apo dhe seancë plenare, apo dhe në tribuna, ne duhet te vijojmë të protestojmë për burgosjen politike të liderit të opozitës”, tha Tritan Shehu-deputeti PD.
Por, Ferdinand Xhaferraj ndan një mendim ndryshe kur vjen fjala për Sali Berishën.