Connect with us

Lifestyle

Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia…

Por nëse ti mund të krijosh një ambient palestre brenda shtëpisë tënde atëherë justifikimet e kota për t’u ushtruar nuk do të kenë më vlerë! Prandaj për të të ndihmuar në qëllimet e tua të shëndetshme, më poshtë po të sugjerojmë disa mjete mjaft të thjeshta dhe efektive palestre, të cilat mund ti kesh dhe ti në shtëpinë tënde.

Për të të gjitha femrat e përkushtuara ndaj aktivitetit fizik, tapeti i gomuar i jogës është një produkt i domosdoshëm! Atë mund ta mbani në shtëpi apo dhe ta merrni me vete nëpër udhëtime apo natyrë.

 

Trampolinë “Mini Fitness”

MINI FITNESS Trampolinë | 5.500 ​Lekë

Një trampolinë e vogël fitnesi nuk duhet të mungojë në shtëpinë tënde! Një aksesor praktik dhe i gjithanshëm për stërvitje, Trampolina “Mini Fitness” është një pajisje e thjeshtë dhe shërben për humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës. Është gjithashtu i përshtatshëm për tonifikimin e trupit, forcimin e muskujve thelbësorë, dhe ndihmon në ushtrime të lira. Kjo trampolinë ka një strukturë të fortë me këmbë çeliku për të siguruar qëndrueshmëri dhe stabilitet për vite të tëra!

 

Llastik për stërvitje 3 në 1

3in1 Llastik suste​ | 780 ​Lekë

Doreza të trajtuara që sigurojnë që ju të bëni një mbajtje të fortë të llastikut gjatë programit tuaj intensiv të trajnimit. Stërvituni kudo dhe në çdo kohë – në shtëpi apo gjatë udhëtimit. Llastiku vjen në një dizajn portabël që mund ta mbani kudo.

 

Pajisje për fitnes “Body Dome”

BODY DOME Pajisje për fitnes  | 6.900 ​Lekë

Kjo pajisje është e përshtatshme për femra dhe meshkuj, e cila mundëson ushtrime në shtëpi dhe palester. Praktike dhe e lehtë gjatë transportit, kjo pajisje ofron shumëllojshmëri ushtrimesh për çdo grup të muskujve dhe shumë pozicione stërvitje. Gjysëmsfera bën që trupi të humbasë ekuilibrin për ta rifituar atë, pasi të gjithë muskujt e trupit të fillojnë të aktivizohen. Është një produkt cilësor dhe i rehatshëm për ambientet e shtëpisë, i cili do të kthehet shumë shpejt në një shoqërues të pazëvendësueshëm të rutinës tënde të ushtrimeve.

 

Gira

XQ MAX Gira 2×1 kg | 530 ​Lekë

Jo më pak të rëndësishme në pajisjet e palestrës janë dhe giratAto mund t’i gjesh në Megatek me pesha dhe modele të ndryshme. Girat si ato me ujë dhe me veshje plastike, forcojnë dhe formojnë muskujt e krahëve duke i mbajtur të shendetshëm dhe tërheqës. Kjo arrihet si rezultat i peshës me të cilën stërvitesh. Një rutinë e zakonshme për vajzat fillon ditët e para me pasha të lehta 1.5-2 kg duke vijuar në javët në vazhdim në pasha 3-5 kg. Sigurisht e gjitha varet dhe se sa shpejt ti dëshiron të shikosh rezultatin në trupin tënd.

Ndërsa për djemtë sigurisht që kemi nevojë për pesha më të rënda. Duke nisur stërvitjen me gira 20 kg, mund të formosh muskuj të përkryer. Sustat për muskuj krahu janë gjithashtu një mjet praktik i cili të ndihmon kurdoherë.

 

Hekur dysh “Door Way Gym”

DOOR WAY GYM Hekur dysh | 3.200 ​Lekë

I rëndësishëm për shtëpinë e çdo mashkulli të apasionuar pas palestrës është dhe hekuri dysh “Door Way Gym”, i projektuar që të përshtatet në të gjitha dyert standarte të shtëpisë. “Door Way Gym” vendoset në 6 pozicione të ndryshme për qëndrueshmëri dhe prakticitet të lartë. Është mjeti më efektiv për stërvitje dhe zgjidhja jote për një palestër personale në shtëpi. Kjo pajisje forcon, tonifikon, skalit dhe hollon!

 

Pista e vrapit “Gymbit Motorized Treadmill Focus P1”

GYMBIT Pistë vrapimi | 69.990 ​Lekë

Është zgjidhja ideale për personat që duan të jenë në formë! Me pjesën e poshtme që paloset, ajo është praktike dhe nuk zë shumë vend. Falë motorrit 1.0HP të vazhdueshëm dhe 2.0 HP në maksimum, lejon shpejtësi deri në 12 km/orë. Pista ka 3 nivele këndesh të cilat lejojnë një shumëllojshmëri ushtrimesh. Mbështetja e butë e pistës e bën atë të rehatshme kur vraponi edhe me shpejtësi të madhe. Funksionet e display LCD të japin informacione lidhur me shpejtësinë e pistës, distancat e përshkruara, kohën, pulsin dhe kaloritë.

 

Biçikletë palestre

GYMBIT Biçikletë | 29.990 ​Lekë

Perfekte për ty do të ishte dhe kjo bicikletë palestre me ekran dixhital e cila mat dhe parametrat kryesorë. Largo kilogramët e tepërt dhe mbaj trupin në formë të përkryer, duke u kujdesur jo vetëm për muskujt, por edhe për kockat dhe sistemin kardiovaskular. Është e thjeshtë për të matur progresin: në monitor do të mund të kontrolloni shpejtësinë, distancën, kaloritë, kohën dhe pulsin, për ta ditur me saktësi kur arrihet norma që i vendos vetes. Kjo biçikletë fitnesi do të të ndihmojë të kesh trupin që ke ëndërruar, duke të ofruar një sërë dobish të rëndësishme.

 

Orë fitnesi “Majestic”

MAJESTIC Orë Fitnesi | 6.900 ​Lekë

Dhe për të plotësuar jetesën tënde të shëndetshme, të duhet një orë smart “Majestic” për të qenë gjithmonë në dijeni të aktivitetit tënd fizik!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING