Connect with us

Politike

Paloka: Më bëni për të vjellë kur thoni se s’mund të luftoni dot me SHBA

Nënkryetari i partisë së Sali Berishës, Edi Paloka, thotë se ata s’kanë pyetur nga Enver Hoxha, jo më nga SHBA e Sorosi. “Dje u rihap artificialisht një debat që praktikisht është mbyllur për shqiptarët. U nxit sigurisht nga ata që si shërbëtorë të Ramës, i tremb bashkimi i opozitës.Mua vet veçse më ngjallin pështjellim në stomak ata që me paturpësi deklarojnë se Berisha ka të  drejtë, po me SHBA nuk mund të luftosh se është e fortë. Së pari, ne nuk kemi asnjë lufte me SHBA, përkundrazi pikërisht parimet mbi të cilat ngrihen SHBA, na japin forcën. Ne luftën e kemi me Sorosin, që për interesa të tij po mban në pushtet një monstër si Rama. Është e vërtetë që Sorosi është i fortë, aq sa të influencojë edhe DASH. Ky është një realitet. Por unë këtë çështjen e të qëndruarit në krah të më të fortit apo të drejtit e kam zgjidhur me veten që në kohë të Enverit. Enveri ishte “i forti” që dhe të burgoste, edhe të vriste po të ishe kundër tij, po kjo nuk më bëri as mua e as shumë shqiptarë të tjerë të ishim me Enverin, përkundrazi e luftuam të keqen për të drejtën, edhe pse ishte më e forte”, shkruan Paloka.

Advertisement