Rajon
Pamje apokaliptike/ Greqia ‘pushtohet’ nga qielli i kuq

Greqia po përjeton sërish situatë të vështirë me zjarret edhe këtë verë.
Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe, i cili ndodhet në zona industriale të Magulës në Athinë thotë se dëmet janë kolosale dhe se kjo zonë ka shumë dëmtime nga zjarret.
Linjat e tensionit të lartë që furnizojnë Athinën me energji po rrezikohen nga zjarret që kanë pushtuar vendin.
Qindra hektarë pyje janë nën pushtimin e flakëve, ndërsa zjarret po i afrohen edhe zonave të banuara.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset të cilat e kanë të vështirë shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe flakëve. Vitin e kaluar
Greqia shënoi zjarret më të rënda që nga viti 2006./tch

