Connect with us

Aktualitet

Pamje apokaliptike nga Gramshi/ Katër fshatra nën pushtetin e tymit dhe flakëve, një grua e bllokuar bashkë me dy fëmijë

Katër fshatra të Gramshit janë nën pushtetin e tymit dhe flakëve që arrijnë deri në disa metra.

Fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër janë djegur.

Më herët, Ministria e Mbrojtje bëri thirrje urgjente që banorët e këtyre fshatrave të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Në Kullollas humbi jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua. Flakët u përhapën në një zonë të gjerë.

Po ashtu, është djegur teqeja e Shemberdhenjes, ndërsa nuk dihet fati një personi, që ka mbetur i bllokuar brenda.

Ndërsa në fshatin Bulçar, raportohet se një grua është bllokuar në fermë bashkë me dy fëmijë dhe kërkon ndihmën e autoriteteve.

E FUNDIT/ Humb jetën një person nga zjarri në Gramsh

Ndërhyrja e ambulancave dhe forcave zjarrfikëse është tejet e vështirë, për shkak të terrenit dhe flakëve të mëdha, që u rrezikojnë jetën.

Advertisement