Aktualitet
Pamje dramatike nga Shkodra, flakët përpijnë tregun e rrobave të përdorura, zjarri përhapet edhe te banesat (FOTO)
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në lagjen Isa Boletini.
Siç shihet nga pamjet, flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen. Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënin nën kontroll të flakëve.
Njoftimi i policisë:
‘Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.’