Connect with us

Bota

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Shiu i rrëmbyeshëm në Ishujt Balearik të Spanjës përmbyti rrugët, i detyroi njerëzit të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve, ndërsa njësia e reagimit emergjent të forcave të armatosura spanjolle tha se ishte vendosur në Majorca për të ndihmuar në rast rreziku.

Të paktën 300 persona u evakuuan nga një supermarket në Ontinyent afër Valencias, pasi stuhia shkaktoi shembjen e pjesshme të çatisë së tij.

Ndërkohë nëntë persona të tjerë u plagosën të mërkurën e 14 gushtit, në ishullin Formentera dhe një peshkatar u shpëtua nga roja bregdetare spanjolle.

Shërbimet e urgjencës besojnë se më e keqja ka kaluar, por megjithatë u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë.

 

Advertisement