Duhej të ishte një vend plot turistë dhe të flitej për bukuritë natyrore, por Thethi këto ditë është shndërruar në qendër të vëmendjes. Ndërtime pa leje që u prishën, më pas përplasja me banorët dhe kulmi arriti ditën e sotme, teksa janë përdorur molotovë, ku ura e drurit ka pësuar dëmtime.

Një kaos i vërtetë që ngjan me një situatë konflikti lufte dhe jo me një zonë turizmi. Policë të armatosur me kallashnikovë gati për të qëlluar, ndërsa banorët e irrituar për veprimet e IKMT-së. Siç shihet edhe nga pamjet, tensioni vijon të jetë i pranishëm.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar dhe bëhet fjalë vetëm për dëme materiale. Por e gjithë kjo situatë nuk lë shije jo të mirë kur jemi në kulmin e verës dhe ku prania e turistëve është më e madhe se kurrë.