Connect with us

Bota

Pamje që të këput shpirtin/ Vajza në Gaza gëzohet kur sheh gjallë motrën e vogël

Janë pamje të dhimbshme ato që vijnë nga Gaza. BBC ka publikuar sëfundmi momentin kur dy motra bëhen bashkë në një spital në Rafah të Gazas pasi shtëpia e tyre ishte bombarduar nga avionët izraelitë.

Fillimisht kishte shkuar motra e madhe dhe teksa ajo po merrte shërbimin e mjekëve dërgohet edhe motra më e vogël. Në këtë moment, e madhja ngrihet dhe thotë: “Motra ime e dashur!” duke u gëzuar se ajo ishte gjallë.

Prej më shumë se tre javësh Izraeli është duke goditur objektiva në Gaza, të cilat thotë se janë të Hamasit, ndërkohë që autoritetet theksojnë se numri i civilëve të vrarë ka shkuar më tepër se 8 mijë, nga të cilët 3 mijë janë fëmijë.

 

Advertisement