Bota
Pamje të rënda/ 162 të vdekur nga tërmeti në…
Të paktën 162 njerëz janë vrarë pas një tërmeti në Indonezi, ku “shumica” e tyre janë fëmijë, sipas guvernatorit të Java-s Perëndimore.
Që nga ora 21:00 me orën lokale, 326 persona u raportua se kishin lëndime të lehta ose të rënda, 2,345 shtëpi u dëmtuan rëndë dhe 13,400 u zhvendosën në tërmetin me magnitudë 5.6, tha guvernatori Ridwan Kamil.
Energjia elektrike është ndërprerë duke vështirësuar dhe komunikimin.
Herman Suherman, një zyrtar i qarkut nga Cianjur, i tha Kompas TV, përpjekjet për evakuim po pengoheshin nga rrëshqitjet e dheut në disa vende.
Shumë njerëz u lënduan sepse u goditën nga ndërtesat e shembura, sipas Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive, me disa banorë të bllokuar në rrënoja.
Pajisjet e rënda janë përgatitur për të evakuuar fshatrat ende nën rrënoja nesër.
Shumë viktima përfshinin fëmijë, disa prej të cilëve u reanimuan ndërsa të tjerëve iu dhanë maska oksigjeni.
“Shumica e atyre që vdiqën ishin fëmijë”, tha guvernatori, duke shtuar se shumë ishin nxënës të shkollave publike që kishin mbaruar mësimet e tyre të rregullta dhe po merrnin mësime shtesë në shkollat islame.
Tërmeti goditi rajonin Cianjur në provincën e Javas Perëndimore në një thellësi prej 6.2 miljesh, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Energjia elektrike në zonë ishte ndërprerë, duke ndërprerë komunikimet.
Disa rrëshqitje dheu u raportuan rreth Cianjur dhe dhjetëra ndërtesa u dëmtuan, duke përfshirë një shkollë me konvikt islamik, një spital dhe objekte të tjera publike.
Pamjet nga Metro TV treguan se disa ndërtesa në Cianjur janë kthyer pothuajse tërësisht në rrënoja ndërsa banorët u grumbulluan jashtë.
Banorët në kryeqytetin e Xhakartës dolën në rrugë për siguri.
Muchlis, i cili ishte në Cianjur kur goditi tërmeti, tha se ishte “shumë i tronditur” dhe “i shqetësuar” pasi ndjeu “një dridhje të madhe” dhe muret dhe tavani i zyrës së tij ishin dëmtuar.
Njëzet e pesë pasgoditje u regjistruan në dy orë pas tërmetit, sipas agjencisë së motit dhe gjeofizikës BMKG.
Tërmetet ndodhin shpesh në të gjithë vendin e arkipelagut me më shumë se 270 milionë banorë, por është e pazakontë që ata të ndjehen në Xhakartë.
Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 vrau të paktën 25 njerëz dhe plagosi më shumë se 460 në provincën e Sumatrës Perëndimore. Lëkundjet u ndjenë deri në Malajzi dhe Singapor.
Në janar 2021, të paktën 105 njerëz vdiqën dhe afro 6,500 u plagosën në provincën e Sulawesi-t Perëndimor pas një tërmeti të madh me magnitudë të ngjashme.
Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike ku takohen pllaka të ndryshme në koren e tokës dhe krijojnë tërmete dhe vullkane të shumta.