Connect with us

Kronike

PAMJE TË RËNDA/ Me plagë në kokë dhe trup, momenti kur të plagosurit mbërrijnë në polici

Këto janë momentet e para pas ngjarjes në Borizanë të Krujës ku fisi i deputetit të PS, Rrahman Rrajas, dhunoi barbarisht me shkop bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majan.

Siç u pa edhe në videon e regjistruar në momentin kur dhunoheshin, pamje tepër të rënda, dy të plagosur janë shoqëruar në polici, edhe pse kishin plagë në rënda në kokë dhe trup. Nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta dhe informacionet e marra, policia i ka mbajtur për disa kohë në komisariat, duke mos njoftuar ambulancën.

Nga pamjet, shihen plagë të rëndë të dy kushërinjve në kokë e në trup. Sherri ndodh pasi këta të fundit, bashkë me disa banorë të zonës,  denoncuan se gurorja e cila administrohet nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja, po u dëmtonte banesat.

 

 

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Rrahman Rrajas, Xhelal dhe Flamur Rraja.

Advertisement