Aktualitet
Pamje tmerruese/ Policët godasin me shkop gome të riun
Videoja që po shikoni tregon dhunimin e një të riu me shkop gome. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë katër efektivë policie kanë mbërthyer një të ri, pjesë e grupiut të ‘zhurmuesve’ në rrugën “Myslym Shyri” dhe e dhunojnë atë.
Një prej efektivëve, në dukje qeros, nxjerr dhe shkopin e gomës e qëllon pa mëshirë të riun. Goditjet vijojnë edhe nga policët e tjerë, ndërsa në sfond dëgjohen të bërtitura.
Zhurmat brenda një lokali kanë shkaktuar përplasje mes një grupi të rinjsh dhe Policisë së Shtetit. Pas marrjes së informacionit, efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në zone, por të rinjtë kanë filluar t’i kundërshtojnë dhe kanë dhunuar dy prej tyre. Prindërit e të rinjve të arrestuar janë ankuar se efektivët u kishin dhunuar fëmijët, ndërsa Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë, ku bën me dije se dy efektivë janë dhunuar prej të rinjve. 6 prej tyre janë prangosur, ndërsa një 17-vjeçar u procedua penalisht në gjendje të lirë. Deri më tani, Policia i ka identifikuar të rinjtë vetëm me iniciale, ndërkohë që mosha e tyre varion nga 19-28 vjeç.