Connect with us

Bota

Pamje virale/ U kritikua për projektligjin e mirëqenies sociale, ministrja e Financave përlotet pranë Starmer

Rachel Reeves, ministrja e Thesarit e Britanisë, shpërtheu në lot të mërkurën gjatë Orës së Kryeministrit në Dhomën e Komunave, ku opozita kritikoi ashpër qeverinë e Keir Starmer për projektligjin e mirëqenies sociale.

Incidenti ndodhi ndërsa udhëheqësja konservatore Kemmy Badenoch kërkoi garanci se Reeves do të mbetej në ministri, të cilat kryeministri nuk i ofroi.

Zëdhënësja e saj Rachel Reeves deklaroi se ishte një “çështje personale” për ministren dhe se ajo nuk do të diskutonte detajet. Downing Street tha, siç vëren Daily Mail, se ministrja e financave “nuk do të shkojë askund”, se ajo nuk ka dhënë dorëheqjen dhe se ajo ende ka “mbështetjen e plotë” të kryeministrit.

Megjithatë, Daily Mail shkruan se Reeves pati një grindje me kryeministrin përpara se të hynin në dhomën e Komunave.

Advertisement