Connect with us

Politike

PAMJET/ Berisha: Dy sekserët e Veliajt dhe Zotos janë filmuar duke hyrë në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara

Postimi i Berishës:

Piranjat filmojnë Presezzi dhe Lopa i djegësit të Veliajt! Të dashur miq, Siç e njoftova pak më herët, në konferencën për shtyp, dy sekserët e Klodian Zotos dhe Erion Veliajt janë shfaqur për takimin e parashikuar në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara. Alberto Presezzi dhe Miliad Lopa janë filmuar duke hyrë në institucionin shtetëror nga gazetarët e Piranja. Pamjet e plota do i ndiqni sonte në emisionin investigativ të Syri TV.

Kjo është një provë tjetër se si Rama dhe Veliaj kalojnë “pasurinë” e përbashkët nga një presta nome te një tjetër, për të fshehur skandalin, hedhur hi syve shqiptarëve dhe për të trashëguar milionat e vjedhjes së shekullit. Edhe njëherë, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës. Inceneratorët ndërrojnë emrat, por dora e hajnisë mbetet po ajo. sb

Advertisement