Connect with us

Aktualitet

PAMJET/ Durrësi ‘nën pushtetin’ e ujit, përmbyten rrugët

Moti i keq me reshje të dendura shiu që pushtoi vendin pasditen e sotme ka shaktuar problematika në qytetin e Durrësit.

Kanë mjaftuar pak orë shi, që qyteti të pushtohet nga uji dhe rrugët të përmbyten.

Kjo është një situatë që përsëritet gjithmonë kur ka reshje shiu dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë që të reduktojë sipërfaqen e mbuluar nga uji pasi dhe kanalizimit janë lënë prej kohësh pa pastruar.

Raportohet se ndër akset kryesore të bllokuara janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement

TRENDING