Bota
PAMJET e arrestimit të 13 anëtarëve të ‘Tren de Aragua’/ Policia e armatosur thyejnë dyert me kallashnikovë
Policia spanjolle ka arrestuar 13 persona të dyshuar si anëtarë të bandës kriminale venezueliane Tren de Aragua, hera e parë që një nga qelizat e saj është shpërbërë. Shumica e arrestimeve gjatë operacionit të javës së kaluar u zhvilluan në Barcelonë, megjithëse autoritetet ende po hetojnë nëse ka persona të tjerë të lidhur me rrjetin.
Tren de Aragua është një nga bandat kriminale më famëkeqe të Amerikës Latine dhe prej kohësh është vënë në shënjestër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili e akuzon grupin për trafik droge, vrasje dhe akte të tjera dhune.