Aktualitet
PAMJET që panikosën qytetarët/ Një burrë i zhveshur hipën mbi çati, kërcënon se do hidhet

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Medresesë, Tiranë.
Një burrë, i zhveshur, ka hipur mbi çatinë e një ndërtese dhe ka kërcënuar se do hidhet.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ai ishte në gjendje të dehur dhe ka qëndruar disa minuta mbi çati duke kërcënuar se do hidhet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas disa negociatave burri është zbritur nga çatia.
Për momentin ende nuk ka informacione zyrtare rreth gjendjes së tij.

