Aktualitet
Pamjet që tronditën rrjetin/ 4 minorene i dhunuan vajzën gjatë një koncerti, reagon nëna e “viktimës”: Ishin të droguara…

Pamjet e videos së parë janë filmuar të premten në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku disa vajza u përfshinë në një konflikt fizik gjatë një koncerti që po mbahej.
Sipas asaj që kemi raportuar më parë, dy vajza nisën gjithçka me shtyrje dhe goditje, ndërkohë që më pas një tjetër vajzë ndërhyn nga pas duke kapur njërën prej tyre prej flokësh dhe e përplasur fuqishëm në tokë. “Viktima” mbeti e tronditur, ndërkohë që bëri përpjekje për t’u ringritur në këmbë.
Së fundmi një reagim ka mbërritur në redaksinë tonë nga nëna e vajzës që u rrëzua në tokë. Ajo tregon se vajzat që nisën sherrin dyshohet se ishin të dehura dhe kishin konsumuar lëndë narkotike. Sipas saj, vajzat kishin shkaktuar disa konflikte në turmë, deri kur u përplasën dhe me të bijën.
“Vajzat e përfshira në kon flikt janë minorene. Ato ishin grup dhe ngacmonin këdo, kapnin kush u dilte para duke shtynin njëra-tjetrën dhe eskaluan në dhunë fizike. Vajzat ishin përfshirë dhe në 4 konfliket të tjera duke përdorur ofendime banale. Agresoret kishin përdorur lëndë narkotike dhe alkool dhe janë nën 18-vjeçe që të gjitha. Kanë qenë mbi 10 person dhe kanë dhunuar dhe dy goca të tjera që ishin me gocën në video, madje njëra nën moshë,” shkruan ajo.
Më tej nëna e vajzës së dhunuar u bën apel prindërve që të tregohen më të kujdesshëm me fëmijët e tyre, dhe të mos i lejojnë të bëhen pjesë e këtyre situatave.
“Duhen sensibilizuar prindërit që t’i mbajnë vajzat larg lëndëve narkotike dhe alkoolit,” përfundon ajo.

