Rajon
PAMJET/ Shqiptari vr’au me thi’kë gruan, momenti kur të bijat shohin skenën e krimit

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë të premte në Volos të Greqisë, ku një 40-vjeçar shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare.
Viktima u godit për vdekje në qafë dhe shpinë, ndërsa autori, i cili u largua fill pas krimit, u kap pak minuta më vonë nga policia. Tragjedia ndodhi në prani të katër fëmijëve të çiftit, të moshës 5 deri në 18 vjeç.
Pamje të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentin dramatik kur vajzat e viktimës mbërrijnë në vendin e ngjarjes dhe përballen me pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku banonte familja.

