Connect with us

Aktualitet

PAMJET/ Sulmi me armë ndaj Pepajt, Gjykata jep dënimin për Shkëlzen Xhenjen

Atentati i dështuar ndaj Taulant Pepaj në qytetin e Shkodrës ka vetëm një person të dënuar, Shkëlzen Xhenjen. Tentativa e vrasjes së Pepaj, ndodhi në muajin Shkurt 2021, ku fillimisht Policia akuzoi si pjesëmarrës, tre personat Shkëlzen Xhenje, Eljon Hato dhe vëllain e Shkëlzenit, Sehar Xhenje.

Por sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për “OraNews”, gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, refuzoi të ngrejë akuzë për dy të dyshuarit, pasi sipas grupit hetimor dy personat e tjerë, nuk kishin prova të mjaftueshme për t’u implikuar në ngjarje.

Gjykata e Shkodrës, ka shpallur fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe ka vendosur pushimin për “Kanosje me armë”. Xhenje fillimisht është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton uljen e 1/3 së dënimit, ndaj dhe koha totale që do të kalojë pas qelisë është vetëm 3 vite e 8 muaj.

Në pamjet filmike duket qartë se tre persona dalin nga dy makina të ndryshme si “Audi” dhe një “Benz-Mercedez” të blinduar S600 me targë “AA 540 RF” në pronësi të Arsad Bashli, por përdoret nga I.B., një eksponent i njohur i botës së krimit në Shkodër.

Të tre personat duket që mbajnë armë në duar dhe njëri prej tyre i drejton pistoletën drejt kokës Taulant Pepaj, dhe i hap derën e makinës. Megjithatë Pepaj kthen mjetin dhe largohet.

Pas këtij momenti dy nga personat, ku njëri prej tyre dallohet qartë dhe sipas Policisë dyshohet se është Eljo Hato, hipin në mjetin Audi dhe largohen. Ndërsa pas tyre Shkëlzen Xhenje, hipën në makinën “Benz-Mercedez” S600 të blinduar dhe më pas largohet nga vendngjarja.

Shkëlzen Xhenje, personi i vetëm i dënuar për këtë ngjarje është kushëri i Erjon Xhenjes, 19-vjeçarit të vrarë në 16 Tetor 2022 në Shkodër.

Advertisement