Connect with us

Bota

PAMJET/ U vranë nga sulmi izraelit, mijëra të pranishëm në funeralin e udhëheqësve të grupit të Houthive

Mijëra të pranishëm morën pjesë në një funeral në xhaminë më të madhe në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të hënën për 12 figura të larta të grupit Houthi, përfshirë kryeministrin e tyre, të cilët u vranë nga një sulm izraelit.

Sulmi i së enjtes së kaluar, i pari që vrau zyrtarë të lartë, goditi një numër të madh njerëzish që ishin mbledhur për të parë një fjalim televiziv të regjistruar nga udhëheqësi i lartë i Huthit, Abdul Malik al-Houthi dhe la shumicën e anëtarëve të kabinetit të grupit të vdekur.

Reuters raporton se të pranishmit brohoritën sloganin e Huthit “Zoti është i Madh, Vdekje Amerikës, Vdekje Izraelit, Mallkim mbi Hebrenjtë, Fitore Islamit”, ndërsa Mohammed Miftah, tani kreu de facto i qeverisë së lidhur me Iranin në Sanaa, u zotua për hakmarrje, si dhe një goditje të brendshme të sigurisë kundër spiunëve.

 

“Ne po përballemi me perandorinë më të fortë të inteligjencës në botë, atë që shënjestroi qeverinë, të gjithë entitetin sionist, që përfshin administratën amerikane, arabët sionistë dhe spiunët brenda Jemenit”, i tha Miftah turmës së të pranishmëve në xhaminë Al Saleh.

Miftah u bë kreu i përkohshëm i qeverisë së Houthi-ve të shtunën pas vdekjes në sulmin izraelit të kryeministrit, Ahmad Ghaleb al-Rahwi. Al-Rahwi ishte kryesisht një figurë dhe jo pjesë e rrethit të brendshëm të pushtetit.

Miftah më parë kishte qenë zëvendësi i tij.

Një bastisje në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Sanaa të dielën çoi në arrestimin e të paktën 11 persona të personelit të OKB-së, tha organi. Houthi-të nuk kanë dhënë asnjë arsye për bastisjen, por ata kanë mbajtur një numër punonjësish jemenas të OKB-së dhe agjencive të tjera të ndihmës në të kaluarën me dyshimin për spiunazh.

Izraeli tha të premten se sulmi i tij ajror kishte synuar shefin e shtabit të Houthi-ve, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe se po verifikonte rezultatin.

Fati i ministrit të fuqishëm të mbrojtjes të Houthi-ve, Mohamed al-Atifi, i cili drejton Grupin e Brigadave të Raketave, mbetet i paqartë pasi ai nuk është shfaqur që nga sulmi.

Advertisement