Kronike
Pamjet/ Vrau motrën dhe kunatin në 1997, arrestohet shqiptari i rrezikshëm
Kanë dalë pamjet e momentit të arrestimit të të shumëkërkuarit shqiptar Gjovalin Lesi, i cili u arrestua në Itali. Ai akuzohet për vrasjen e motrës së tij dhe kunatit në vitin 1997 në Rubik.
Mediat italiane raportojnë se përgjatë gjithë këtyre viteve Lesi kishte arritur të jetonte qetësisht në Itali, pasi kishte mundur të përdorte identitetin e vëllait të tij me aftësi të kufizuara.
Falë bashkëpunimit të institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare u arrit që të identifikohej Gjovalin Lesi, i cili u mbajt për disa kohë në vëzhgim dhe më pas u arrestua.
Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm.